• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Urim i Gashit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome

Urim i Gashit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot dërgoi urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome. 

"Në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, ju uroj 5 Nëntorin - Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome. Festimi i kësaj date nënkupton promovim shtesë të diversitetit kulturor dhe gjuhësor në shtetin tonë, si shoqëri multietnike dhe multikulturore, e formuar nga karakteristikat që krijojnë sinergji", shkroi Gashi në urim.

Nga brezi në brez, duke e folur në të gjithë botën, shton kryetari i Kuvendit, romët kanë përcjellë gjuhën e tyre gjatë historisë, që paraqet një lidhje kulturore midis komuniteteve të ndryshme rome në Evropë.

"Gjuha rome është pjesë e pandashme e identitetit të popullit rom dhe dëshmi e historisë së këtij komuniteti. Nëpërmjet gjuhës, romët e shprehin edhe kulturën e tyre unike, e cila e pasuron thesarin kulturor në botë, në Evropë dhe në Maqedoninë e Veriut", shkroi Gashi me rastin e 5 nëntorit - Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR