• e premte, 27 dhjetor 2024

Urgjentisht na duhet një strategji demografike, vlerëson presidenti Pendarovski

Urgjentisht na duhet një strategji demografike, vlerëson presidenti Pendarovski

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Na duhet urgjentisht një strategji demografike, e mbështetur edhe nga pushteti edhe nga opozita, e cila do të bazohet në të dhënat e regjistrimit të fundit, por edhe në projeksionet për zhvillimin demografik deri në vitin 2070. të cilat ditë më parë i bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës, thotë kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

Siç theksoi në fjalimin e tij vjetor para deputetëve, ajo strategji në parim duhet të përbëhet nga dy elemente.

"Elementin e parë e përbëjnë politikat aktive demografike të cilat do ta stimulojnë natalitetin. Kurse, i dytë është ballafaqimi me gjendjen reale, tha Pendarovski duke shtuar se kjo do të thotë se duhet të jemi të vetëdijshëm se politikat aktive demografike do të jepnin rezultate pas dhjetë, ose ndoshta, pas njëzet vjetësh.

Kurse, deri atëherë duhet të përgatitemi për një jetë me më pak nxënës dhe të punësuar, kurse me shumë pensionistë, që nënkupton se duhet ta përgatisim fondin e pensionit, ta optimizojmë mbrojtjen shëndetësore, ta riorganizojmë sistemin arsimor, të fillojmë digjitalizim intensiv i cili do të zëvendësonte njerëzit aty ku ka mundësi për këtë gjë, dhe, në fund, por jo dhe më pak i rëndësishëm, ta riorganizojmë sistemin e mbrojtjes në kushte kur do të fillojë të zvogëlohet numri i ushtarëve dhe i policëve.

Duke folur për rezultatet e regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, Pendarovski tha se ata nuk janë përballur me “frikën tonë më të madhe” , edhe për atë se sa pak, në të vërtetë, jemi në shtetin tonë.

“Rezultatet konfirmuan atë që kam thënë me vite se kërcënimi më i madh për sigurinë tonë nacionale dhe në përgjithësi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut është demografia. Domethënë, realiteti është se të gjitha bashkësitë etnike janë më pak në numra absolut dhe se asnjë bashkësi etnike nuk e “rrezikon” tjetrën, por se të gjithë jemi të rrezikuar", tha Pendarovski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR