• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ura e Vardarit e përfshirë në flakë plotësisht është e mbyllur për qarkullim

Ura e Vardarit e përfshirë në flakë plotësisht është e mbyllur për qarkullim

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit pas zjarrit të mbrëmshëm ka marrë vendim për mbylljen e qarkullimit për të gjitha mjetet motorike në urën që lidh Stacionin Hekurudhor dhe Qendrën Tregtare Ist Gejt, ndërsa prej pak minutash edhe për mbyllje të plotë të urës edhe për lëvizjen e këmbësorëve derisa të konstatohen dëmet e sakta nga zjarri, informon drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp, një ekip i formuar nga Qyteti i Shkupit tashmë është duke punuar në përcaktimin e dëmeve. Në vendngjarje kanë dalë ekspertë dhe profesorë universiteti nga disa fusha, të cilët gjatë inspektimit fillestar nuk kanë qenë të sigurt për sa është dëmit. 

"Ura do të qëndrojë e mbyllur derisa Qyteti i Shkupit të marrë informacione se mund të hapet, por besoj se do të hapet madje pas saimit të saj, nëse është e mundur. Dëmi do të konstatohet në mënyrë shtesë", tha Angellovi.

Theksoi se lëvizja e këmbësorëve, biçikletave, skuterëve dhe rekreativistëve do të ndalohet nën urë, përkatësisht në pjesët e shtigjeve në kejin nën urë për shkak të rrezikut nga rënia e copave të betonit    nga mbështjellësi mbrojtës i betonit të urës.  Keji do të mund të shfrytëzohet duke anashkaluar urën dhe shtoi se ka kushte për këtë në të dy anët e Vardarit. 

Për shkaqet për shfaqjen e zjarrit , siç theksoi,  do të prononcohet MPB-ja e cila për momentin po kryen hetim.

"Besoj se ekspertët e MPB-së do t'i zbulojnë arsyet që shkaktuan zjarrin. Njëra mundësi është lidhja elektrike e kabllove të tensionit të lartë, e cila ka shumë pak gjasa, dhe e dyta është një faktor njerëzor, sepse nga sa kemi mundur të shohim, ka disa dyshekë dhe batanije se nën urë kanë qëndruar njerëz", theksoi Angellovi.

 Theksoi se mbrëmë rreth mesnatës Qendra për Menaxhim me Kriza ka marrë informacion për një zjarr të madh nën urën mbi lumin Vardar në mes të Stacionit Hekurudhor dhe Ist Gejtit. 

 "Nga ana e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit menjëherë është dalë në terren, por zjarrfikësit nuk janë lejuar të ndërhyjnë për shkak të mungesës së informacionit të mjaftueshëm për instalimet që kalojnë nën urë. Nga ana e QMK-së  është kontaktuar me të gjitha institucionet kompetente dhe pasi është konstatuar se nuk ka rrezik për jetën e zjarrfikësve, plotësisht është ndërprerë  rryma nga ura dhe është filluar me shuarjen", tha Angellovi.

 Ai theksoi se zjarri është vënë nën kontroll rreth orës dy të mëngjesit, ndërsa është shuar plotësisht në orën katër. ar/

 Foto: Printskrin

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR