• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Uollstrit zhurnall" kërkon lirim të menjëhershëm të gazetarit të tyre të arrestuar në Rusi

Nju-Jork, 2 prill 2023 (MIA) - Gazeta amerikane "Uollstrit zhurnall" dje kërkoi lirimin urgjent të Evan Gershekoviç, korrespondentit të tyre nga Moska, i cili u arrestua nga shërbimi rus i sigurisë FSB nën dyshimin se ka spiunuar.

"Rasti i Evanit është ofendim i rëndë për shtypin e lirë dhe duhet të shkaktojë mllef tek të gjithë njerëzit dhe qeveritë mendjehapura në mbarë botën", ceket në kumtesën e gazetës në Tuiter.

Shërbimi rus i sigurisë (FSB) paraparkisht, të enjten, kumtoi se korrespondenti i gazetës amerikane "Uollstrit zhurnall", Evan Gershkoviq, është parrestuar në qytetin Ekaterinburg nën dyshimin për spiunim.

Në kumtesën e transmetuar nga mediumet ruse, FSB theksoi se i "ka ndalur aktivitetet joligjore të shtetasit amerikan Evan Gershkoviq, i lindur në vitin 1991, korrespondent i degës moskovute të gazetës amerikane "Uollstrit zhurnall", akredituar në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme, ndërkaq i cili është i dyshuar për spiunim për interesat e Qeverisë amerikane". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR