• e premte, 27 dhjetor 2024

Uollstrit Xhërnall: SHBA-ja thuhet se kërkuan nga Izraeli të mos i përgjigjet ndaj sulmeve të huthëve

Uollstrit Xhërnall: SHBA-ja thuhet se kërkuan nga Izraeli të mos i përgjigjet ndaj sulmeve të huthëve

Gazë, 7 dhjetor 2023 (MIA) - SHBA-ja ka kërkuar nga Izraeli të mos u përgjigjet sulmeve raketore dhe me dronë të jemenasve proiranianë Huthë, thuhet në artikullin e publikuar sot të Uollstrit Xhërnal, transmetoi Beta.

Uollstrit Xhërnall shkruan se SHBA-ja ka kërkuar nga Izraeli që t'i lejojë ushtrisë amerikane t'u përgjigjet huthëve.

SHBA-ja ka anije luftarake në rajon dhe rrëzuan disa raketa të lëshuara drejt Izraelit, ndërsa ushtria izraelite po ashtu shkatërroi disa raketa.

Duke iu referuar përfaqësuesve zyrtarë amerikanë, gazeta njofton se SHBA-ja është e brengosur se përgjigjja e Izraelit mund ta përhap luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Uollstrit Xhërnall sot informoi se administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden beson se lufta duhet të përfundojë për disa javë, e jo për disa muaj.

Autoritetet izraelite, thuhet, nuk u japin garanca amerikanëve, por ata shprehën interes për t'u rikthyer në normalitet, veçanërisht që vendi të mos preket ekonomikisht.

"Të gjithë e dimë se sa më shumë të zgjas kjo luftë, aq më vështirë është për të gjithë", tha një funksionar anonim amerikan.

Në lajmin, po ashtu, thuhet se sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken paraprakisht u ka thënë autoriteteve izraelite se bilansi i lartë i civilëve të vrarë në sulmin izraelit ndaj pjesës veriore të Gazës, nuk guxon të përsëritet në jug.

Pas përfundimit të fundit të armëpushimit njëjavor, forcat mbrojtëse izraelite e zgjeruan ofanzivën e tyre tokësore në jug të Rripit të Gazës, ku u strehuan qindëra mijë njerëz, të zhvendosur nga veriu. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR