UNRVA mbylli zyrën e saj në Jerusalemin lindor
- Agjencia e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinez (UNRVA) sot njoftoi se përkohësisht se e ka mbyllur selinë e saj në Jerusalemin lindor pasi "ekstremistët izraelit" e kanë djegur perimetrin pas disa javësh protestash dhe sulmesh.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:40, 10 maj, 2024
Jerusalem, 10 maj 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinez (UNRVA) sot njoftoi se përkohësisht se e ka mbyllur selinë e saj në Jerusalemin lindor pasi "ekstremistët izraelit" e kanë djegur perimetrin pas disa javësh protestash dhe sulmesh.
Shefi i UNRVA-s, Filip Lazarini deklaroi se edhe se pse nuk ka viktima mes personelit, zjarri shkaktoi "dëme të madha në ambientin e hapur", shkruan Tajms of Izrael.
"Drejtori jonë, me ndihmën e personelit të vet, duhej që vetë ta shuante zjarrin, pasi u desh disa kohë që të paraqiteshin zjarrfikësit dhe policia izraelite", shkruan ai në platformën X.
Lazarini publikoi edhe video-xhirim për të cilën pretendon se është marrë nga mediat izraelite, ndërsa në të dëgjohet turma që thërret në hebraisht "Digjeni KB-në".
Duke e quajtur zjarrin "zhvillim të paprecedentë të ngjarjeve", Lazarini theksoi se ka marrë vendim për mbylljen e kompleksit të UNRVA-s derisa të sigurohen kushte më të mira sigurie.
Ai paralajmëroi se nëse nuk merren masat e duhura do të vendoset një standard i rrezikshëm. qa/
Foto: arkivi i MIA-s