• e shtunë, 23 nëntor 2024

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Karabuk nga Turqia nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Karabuk nga Turqia nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Tetovë, 26 qershor 2024 (MIA)- Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe bashkëpunëtorët e tij, sot e pritën në takim pune Rektorin e Universitetit Karabuk nga Turqia, Prof. Dr. Fatih Kirisik të shoqëruar nga Lect. Adnan Ucar dhe Assoc. Prof. Dr. Recep Demirsoz.

Në kuadër të kësaj vizite, drejtuesit e këtij universiteti nga Republika e Turqisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës. Ky memorandum përfshin bashkëpunimin në mes dy institucioneve, në disa fusha ku do të përfitojnë të dyja palët, siç janë: shkëmbimi i stafit akademik, organizimi i projekteve të përbashkëta kërkimore – shkencore, mësimdhënia dhe mbikëqyrja e përbashkët e studentëve, pjesëmarrja e përbashkët në seminare, simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, panele diskutimi, punëtori e konferenca shkencore, shkëmbimi i mundshëm i studentëve përmes programeve të ndryshme të parapara nga të dyja institucionet si dhe pjesëmarrja e studentëve në programet “Study Abroad”. Memorandumet e këtilla ndërmjet universiteteve nxitin dhe forcojnë lidhjet akademike dhe kërkimore ndërmjet institucioneve nënshkruese, sikundër janë mundësi e mirë për studentët dhe profesorët të përfitojnë nga përvoja dhe ekspertiza e studiuesve eminentë dhe po ashtu të njihen me kulturën e njëri-tjetrit.

Pas nënshkrimit të memorandumit, Rektori, Prof. Dr. Fatih Kirisik i ka vizatuar ambientet e kampusit të Universitetit të Tetovës si dhe Laboratorin për testim dhe kontroll të materialeve ndërtimore.

 

QËNDRONI TË LIDHUR