• e enjte, 18 korrik 2024

Universiteti FON organizon debat për kancerin e gjirit

Universiteti FON organizon debat për kancerin e gjirit

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Universiteti Amerikan në Evropë - FON sonte prej orës 18:30 do të organizojë debat publik i titulluar "Zonja kontrolloni veten!", me çka do të përfshihet në shënimin e tetorit - muajit kushtuar luftës kundër kancerit në gji. 

"Kjo ngjarje është mundësi e fuqishme dhe inspiruese që të bashkohemi si bashkësi dhe të jemi pjesëmarrës aktiv kundër së keqes më të madhe të sotmes. Të gjithë bashkë, vetëm përmes edukimit aktiv, mund ta rrisim vetëdijen për parandalim, diagnozë me kohë, trajtim dhe mjekim të kancerit të gjirit", njoftoi Universiteti Amerikan në Evropë - FON.

Në debat është paralajmëruar pjesëmarrje edhe e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. fc/

Fotografia: Universiteti Amerikan në Evropë - FON

 

QËNDRONI TË LIDHUR