• e mërkurë, 01 prill 2026

UNICEF: Më shumë se 370.000 fëmijë libanezë të zhvendosur shkaku i sulmeve izraelite

UNICEF: Më shumë se 370.000 fëmijë libanezë të zhvendosur shkaku i sulmeve izraelite

Bejrut, 27 mars 2026 (MIA) – Që nga fillimi i sulmeve intensive izraelite, për vetëm tre javë, mbi 370.000 fëmijë në Liban janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, bëri të ditur Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Izraeli filloi një sulm të ashpër ajror dhe ofensivë tokësore në Liban pasi Hezbollahu sulmoi Izraelin si përgjigje e sulmit të tij ndaj Iranit. Forcat izraelite urdhëruan libanezët të largohen nga shtëpitë e tyre në një zonë që mbulon rreth 15 për qind të territorit të vendit, duke përfshirë gjithë jugun e vendit.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Liban, Markoluigji Korsi, theksoi se shkalla e zhvendosjes ishte "e çuditshme" me 19.000 fëmijë që duhet të largohen nga shtëpitë e tyre çdo ditë. Shumë prej tyre janë zhvendosur tashmë për herë të dytë ose të tretë, pas konflikteve viteve të fundit.

Sipas të dhënave të UNICEF-it që nga fillimi i përshkallëzimit të fundit të paktën 121 fëmijë kanë vdekur, ndërsa 399 janë lënduar.

Një numër i madh i civilëve po përballen me kushte të pasigurta jetese në më shumë se 660 strehimore kolektive, kryesisht të vendosura në shkolla.

"Si rezultat i kësaj, arsimimi i më shumë se 150.000 nxënësve është ndërprerë", tha përfaqësuesja e UNHCR-së, Karolina Lindolm Billing.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR