• e enjte, 26 dhjetor 2024

UNICEF dhe FIZHT në mbështetje të sipërmarrësisë sociale te të rinjtë

UNICEF dhe FIZHT në mbështetje të sipërmarrësisë sociale te të rinjtë

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) dhe Fondi për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) sot kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim për vazhdimin e historisë së suksesit me programin UPSHIFT deri në vitin 2025.

Siç kumtojnë nga UNICEF-i, programi UPSHIFT u mundëson të rinjve të moshës prej 13 deri në moshën 19 vjet për të dizajnuar zgjidhje novatore për problemet sociale që ata kanë identifikuar në komunitetin e tyre. Në këtë program morën pjesë rreth 300 të rinj, prej të cilëve tridhjetë morën zgjidhje për financim fillestar dhe idetë u zbatuan. Mes tyre, kanë zgjidhje inovative si:  sistem për grumbullimin dhe shpërndarjen e ujit të shiut dhe sistemit të pikave për shkollën e mesme bujqësore në Shkup.

"Së bashku me UNICEF-in ndajmë një vizion të përbashkët, ndërsa kjo është të mbështesë kreativitetin, inovacionin dhe përmirësimin e aftësive të të rinjve, duke krijuar kështu një të ardhme me prosperitet për të rinjtë e vendit. Në punën e tij, Fondi thekson mbështetjen e programeve më të dëshmuara të suksesshme që nxisin potencialin e të rinjve në kuadër të një programi gjithëpërfshirës kombëtar 'Fondi për mendje të reja', me të cilat u mundësojmë të rinjve të marrin pjesë në programe stimuluese intelektuale jashtë arsimit formal, siç janë 'Sfida për hulumtuesit e rinj', 'Junior Achievement' dhe të tjera”, deklaroi Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, thuhet në kumtesë.

Nga aty theksojnë se gjatë tre viteve të fundit, programi UPSHIFT ka qenë një katalizator për potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve për të identifikuar dhe adresuar sfidat mjedisore në komunitetet e tyre dhe për të krijuar zgjidhje inovative, të cilët ishin po aq të rëndësishëm dhe të njohur si udhëheqës për veprimet që duhet të ndërmerret për të zbutur cenueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.

"Jemi të lumtur që së bashku me FIZHT-n mund të vazhdojmë të krijojmë mundësi të tilla për inovatorët e rinj në vend", tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it.

Programi fillon me thirrje lokale për grupet e moshave 13-19 vjeç për të hartuar zgjidhje inovative për një problem social që ata kanë identifikuar në komunitetin e tyre. Ajo kombinon punëtoritë e inovacionit social me mentorimin, materialet dhe financimin fillestar, duke ndërtuar aftësitë e të rinjve. qa/

Foto: UNICEF

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR