• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Umerov, ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës: Do ta kthejmë çdo centimetër të vendit

Umerov, ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës: Do ta kthejmë çdo centimetër të vendit

Kiev, 6 shtator, 2023 (MIA) - Ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov sot deklaroi se do ta kthejë kontrollin "në çdo centimetër të tokës ukrainase" nga Rusia dhe se do t'i kthejë në shtëpi të gjithë të burgosurit.

Në fjalimin e tij të parë në Parlamentin e Ukrainës si ministër i ri i Mbrojtjes, ai tha se "do të bëjë gjithçka është e mundur dhe e pamundur që Ukraina të fitojë", transmetoi CNN.

"42 milionë ukrainas qëndrojnë prapa çdo ushtari. Prapa çdo ushtari qëndron ministria e cila do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur dhe siguruar tërë popullin tonë. Populli ynë, jetët e tyre dhe dinjiteti janë prioriteti ynë dhe vlera më e madhe", tha ai.

parlamenti i Ukrainës sot e miratoi emërimin e Umerovit për minsitër të Mbrojtjes, sepse presidenti i Ukrainës, Volodimir zelenski të dielën e kumtoi shkarkimin e ish-ministrit Oleksej Reznikov i cili më pas parashtroi dorëheqje në Parlament.

Umerov (41), ish-avokat dhe tatar i Krimesë, është anëtar i partisë opozitare Holos dhe nga shtatori i vitit 2022 është në krye të Fondit ukrainas për pronë shtetërore, Ai ka edhe rol të rëndësishëm në aktivitete të[ ndryshme humanitare - këmbim të të burgosurve të luftës, të burgosur politik, fëmijë dhe civilë, si dhe evakuim të civilëve bga territoret e okupuara. Ai,. gjithashtu, ishte i përfhsirë edhe në negociatat për eksport të grurit ukrainas përmes Detit të Zi.

Ai është zëvendës-shef i delegacionit të përhershëm në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, duke i përfaqësuar tatarët e Krimesë dhe është këshilltar i ish-presidentit të Mexhlisit të tatarëve të krimesë, Mustafa Xhemilev. Nga dhjetori i vitit 2020, Umerov e mori rolin e bashkëkryesuesit të nismës diplomatike të Platformës së krimesë. ab/

Foto: EPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR