• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ulusoj: Në vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut kanë qenë 200.000 turistë turq, në Turqi rreth 250.000 turistë nga Maqedonia e Veriut

Ulusoj: Në vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut kanë qenë 200.000 turistë turq, në Turqi rreth 250.000 turistë nga Maqedonia e Veriut

Shkup, 2 qershor 2024 (MIA) - Në kulturën turke, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Fjala turke për mëngjes "Kahvaltı" në përkthim do të thotë "para kafes" që do të thotë racion i shijuar para se të pihet kafeja, tha ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoj në aktivitetin e sotëm të "Ditës botërore të mëngjesit".

Ambasadat turke në mbarë botën, duke pasur parasysh rëndësinë që i kushtohet mëngjesit në këtë vend, viteve të fundit kanë organizuar ngjarje të tilla për t'u njohur me shijet e pasura të mëngjesit turk.

"Vendet e Ballkanit, me të cilat kemi lidhje të ngushta historike dhe kulturore, tashmë janë njohur me mëngjesin turk. Siç e dimë të gjithë, gjeografia e Anadollit, Mesdheut, Egjeut, Kaukazit dhe gjeografia e Ballkanit ndajnë shumë ngjashmëri në traditat e tyre të kuzhinës. Në manifestimin e fundit "Java e kuzhinës turke" që e organizuam dy javë më parë, miqtë tanë nga Maqedonia patën mundësinë të shijojnë ekskluzivetet e kuzhinës turko-egjeane”, tha Ulusoj.

Ulusoj theksoi se pothuajse 200.000 turistë turq vizituan Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar.

"Kjo do të thotë se rreth 20 për qind e turistëve që kanë vizituar Maqedoninë në vitin 2023 kanë qenë shtetas turq. Njëherësh, rreth 250.000 turistë nga Maqedonia e vizituan Turqinë vitin e kaluar", tha ai duke shprehur shpresën se ky numër do të vazhdojë të rritet.

Rajoni në të cilin ndodhet Turqia, shton Ulusoj është shtëpi e shumë qytetërimeve për shekuj.

"Turqia ofron gjithashtu një përvojë unike të turizmit kulturor për mysafirët nga jashtë pasi është shtëpia e disa prej qyteteve antike më mbresëlënëse në botë dhe vendeve të trashëgimisë botërore të UNESKO-s si Göbeklitepe që datojnë 11 mijë vjet më parë, Efesi, Asos dhe Troja, së bashku me monumente të panumërta historike. Në veçanti, qyteti i lashtë i Efesit në Izmir vazhdon të tërheq turistë jo vetëm gjatë ditës, por edhe pas perëndimit të diellit me sistemin e ndriçimit gjatë natës të instaluar së fundmi", tha ambasadori.

Prezantim mbi mundësitë që ofrohen në Turqi mbajti Xhejlan Shensoj, drejtoresh e marketingut në Agjencinë për zhvillim të turizmit, ndërsa folën edhe përfaqësues të Turkish erlajns, Halk insurance dhe hotelit Aliba në Edirne.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues edhe nga agjencitë turistike të Maqedonisë së Veriut dhe mysafirë të tjerë.

FOTO: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR