Ulusoj: Mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut kemi forcim të vazhdueshëm të bashkëpunimit
- Mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut kemi forcim të vazhdueshëm të bashkëpunimit që përfshinë më shumë fusha dhe institucione. Me çdo ditë të kaluar, po e intensifikojmë dhe po e ngremë në një nivel më të lartë bashkëpunimin tonë me këtë vend mik dhe aleat, njoftoi sot në konferencën për mediat ambasadori turk në vend, Fatixh Ulusoj.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:42, 15 maj, 2025
Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut kemi forcim të vazhdueshëm të bashkëpunimit që përfshinë më shumë fusha dhe institucione. Me çdo ditë të kaluar, po e intensifikojmë dhe po e ngremë në një nivel më të lartë bashkëpunimin tonë me këtë vend mik dhe aleat, njoftoi sot në konferencën për mediat ambasadori turk në vend, Fatixh Ulusoj.
Ai kujtoi se më 28 shkurt të këtij viti kryeministri Hristijan Mickoski ka realizuar një vizitë në Turqi, ndërsa në Stamboll është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, në të cilin u ra dakord për krijimin e një këshilli të lartë të përbashkët për bashkëpunim strategjik midis dy vendeve.
I pyetur për ngjarjen e fundit në Shtip ku e humbi jetën një shtetas turk, nëse kanë bashkëpunim me MPB-në dhe çfare hapa parandaluese mund të marrin, Ulusoj tha se nuk është në rregull të komentojë.
"Në lidhje me ngjarjet që përmendët është duke u zhvilluar një proces ligjor dhe besoj se nuk do të ishte në rregull ne ta komentonim", sqaroi ambasadori Ulusoj. Shtoi se sot shënohet 15 Maji - Dita e Familjes dhe shprehu kënaqësinë për mundësinë për të zhvilluar bashkëpunim në temat që lidhen me përgjegjësitë e Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.
Njëzet e pesë vjeçari E.O., shtetas i huaj, ishte vrarë në mbrëmjen e 9 majit të vitit 2025 në restorantin "Vami" në sheshin e qytetit në Shtip. Në Spitalin Klinik - Shtip ishte dërguar pa shenja jete, me disa plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Mjekët u përpoqën ta reanimojnë, por përpjekjet e tyre kanë qenë të pasuksesshme. Personi që qëlloi të ndjerin E.O. ishte në arrati.
MIA paraprakisht raportoi se të njëjtën natë në orën 22:15 në pikëpagesën Milladinoc, në një aksion të përbashkët të SPB Shtip, SPB Shkup dhe policisë së qarkullimit rrugor, ishte ndaluar automjeti i pasagjerëve "bmv" me targa të Shtipit, në të cilin ndodheshin A.H., T.M., O.M. dhe A.O., me ç’rast A.H. ishte arratisur, ndërsa personat tjerë ishin privuar nga liria. Në aksion ishin përfshirë njësiti policor, ndërsa ishte i nevojshëm edhe droni. Shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, dhe kryerësi K.K. ishte gjetur dhe privuar nga liria. qa/
Foto: MIA