• e premte, 27 dhjetor 2024

Ulje e qarkullimit në normën nominale në tregtinë me pakicë të karburanteve të automjeteve

Ulje e qarkullimit në normën nominale në tregtinë me pakicë të karburanteve të automjeteve

 Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Në tregtinë me pakicë në qershor të këtij viti krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, statistika evidenton rënie të qarkullimit vetëm në normën nominale në grupin Tregtia me pakicë me karburante për autoimjete, me 21.2 për qind.

 Siç publikoi Enti Shtetëror i Statistikës, rritja e qarkullimit është vërejtuar në grupet Tregtia me pakicë me ushqim, pije dhe duhan (në mënyrë nominale për 11.5%, ndërsa në mënyrë reale për një për qind), Tregtia me pakicë, përveç tregtisë me karburantë (në mënyrë nominale për 10.9 për qind, ndërsa në mënyrë reale për 1.8 për qind), Tregtia me pakicë me produkte joushqimore, përveç karburantëve (në mënyrë nominale për 10.3 për qind, ndërsa në mënyrë reale 2.8 për qind). 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR