• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ulje e dukshmërisë shkaku i mjegullës në qafat malore Gjavatë dhe Stracin

Ulje e dukshmërisë shkaku i mjegullës në qafat malore Gjavatë dhe Stracin

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Ulje të dukshmërisë deri në 50 m. për shkak të mjegullës ka në vendkalimet malore Gjavatë dhe Stracin. Qarkullimi në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet normalisht në kushte dimërore, në disa vende me lagështi. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga LAMM.

Nga data 15.11.2024, filloi obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore për automjetet, pavarësisht kushteve momentale të motit dhe do të zgjasë deri më 15.03.2025.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit, veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR