• e premte, 06 mars 2026

Ulet numri i rasteve të sëmurë nga gripi, javën e fundit janë regjistruar 767 raste të raportuara në grup

Ulet numri i rasteve të sëmurë nga gripi,  javën e fundit janë regjistruar 767 raste të raportuara në grup

 Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Gjithsej 767 raste të raportimeve grupore për të sëmurë nga gripi ose sëmundjeve të ngjashme me gripin në Maqedoni evidentoi Instituti për Shëndet Publik (ISHP) në javën e nëntë të vitit 2026, nga 23 shkurti deri më 1 mars.

 Kjo, siç tha sot drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska,  në krahasim me javën paraprake është 31,1 për qind më pak ose një rënie prej 20,4 për qind krahasuar me numrin nga 15 sezonet e fundit.

 

Në kuadër të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), 10 ton mbetje kimike të rrezikshme u ruajtën për më shumë se 10 vjet, të cilat mund të kishin shkaktuar avari dhe rrezik të madh për shënde

"Në javët e fundit vërehet në trend të uljes së numrit dhe mund të themi se  incidenca e regjistruar është brenda kornizës së aktivitetit të ulët", theksoi Andonovska në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Foto: MIA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR