• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ulet niveli i ujit i Vardarit afër Velesit

Ulet niveli i ujit  i Vardarit afër Velesit

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Pothuajse dyfish është ulur niveli i ujit në Lumin Vardar në vendin matës afër Velesit në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit që janë bërë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).

Por, pavarshisht se niveli i ujit të lumit Vardar është më i lartë në bazë të mesatares shumëvjeçare për gushtin, njëjtë sikur edhe në katër vendet matëse. Vetëm nivel më të ulët të ujit nga mesatarja lumi ka në afërsi të Lepencit në Shkup,  ku niveli i ujit është pothuajse dyfish më i ulët nga mesatarja për këtë periudhë të vitit. 

Rritje më të madhe, gjithashtu, i nivelit të ujit në krahasim me ditën e djeshme prej 29 centimetra ka lumi Strumicë në vendin matës në Novosellë ku niveli i ujit edhe më herët ka qenë më i lartë nga mesatarja, siç është në shumicën e lumenjve në vend.

Për dallim prej lumenjve të tjerë të gjithë liqenet natyrale në vend kanë nivel të njejtë të ujit si dje, por, është më i ulët se një centimetër afër Liqenit të Ohrit, për 1.94 metër në liqenin Prespës dhe në liqenin e Dojranit për 1,3 metër. rq/ar//

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR