• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ulet niveli i ujit në liqenin e Ohrit

Ulet niveli i ujit në liqenin e Ohrit

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) -  Për një centimetër është ulur niveli i ujit të liqenit të Ohri, ndërsa nivelet e dy liqeneve të tjerë natyrorë në vend janë të njëjta si dje, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometereoologjike (DPHM).

Edhe krahas kësaj, vetëm niveli i ujit të liqenit të Ohrit është për një centimetër më i lartë se mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit, ndërsa nivelet e liqenit të Dojranit dhe të Prespës janë më të ulëta se mesatarja e muajit gusht për 1.24 metra në liqenin e Dojranit dhe për 1.83 metra në liqenin e Prespës.

Për dallim nga liqenet, nivelet e ujit të lumenjve më shpesh janë në kuadër të mesatares për në muajin gusht dhe shënojnë një rritje apo ulje të lehtë të nivelit në krahasim me ditën e djeshme. Rritje më të madhe prej 16 centimetra në krahasim me ditën e djeshme  ka lumi Vardar në pikën matëse afër Jegunovcit, ndërsa rënien më të madhe prej katër centimetra e ka sërish Vardari në pikën matëse afër Demir Kapisë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR