• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ulet interesimi për studim në Fakultetin e Ndërtimtarisë, dekani shprehu shqetësim për të ardhmen e ndërtimtarisë dhe shtetit

Ulet interesimi për studim në Fakultetin e Ndërtimtarisë, dekani shprehu shqetësim për të ardhmen e ndërtimtarisë dhe shtetit

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski sot informoi për interesim të ulur për studim në këtë lëmi. Prandaj nga aty, ata ishin të shqetësuar për të ardhmen e ndërtimtarisë, siç tha Markovski, ndërsa edhe më shumë të shqetësuar për të ardhmen e shtetit. 

"Sepse një vend pa ndërtimtari vendore, është vështirë, madje e pamundur të funksionojë", tha Markovski në një deklaratë për media para tribunës së sotme "Zhvillimi si kusht për mbijetesën e ndërtimtarisë vendore", në kuadër të shënimit të 75 vjetorit nga themelimi i këtij fakulteti.

Ai, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, theksoi se numri i studentëve të diplomuar nuk është tregues adekuat për atë që po ndodh. 

"Numri i personave të regjistruar është i mjaftueshëm. Në dy vitet e fundit kemi regjistruar rreth gjashtëdhjetë ndërtues, vetëm nga tetë inxhinierë gjeodezikë dhe nga dy-tre inxhinierë gjeoteknikë. Jemi i vetmi fakultet i këtij lloji në vend. Mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë kjo më tutje", u përgjigj dekani.

Vetëm me bashkëpunim trepalësh mes shtetit, gjegjësisht Qeverisë, arsimit, gjegjësisht fakultetit dhe ekonomisë të përfaqësuar nga odat ekonomike, theksoi Markovski, mund të gjenden zgjidhje që do të çojnë në ngritjen e kësaj dege në nivelin që meriton, "të jetë më fitimprurëse, të marrë pjesë me përqindje më të lartë në PBB dhe madje ta bëjë atë të eksportueshme".

"Për këtë nevojiten disa masa, disa prej tyre do të propozohen sot. Besoj se do të kemi një diskutim të frytshëm me konkluzionet e duhura dhe se të gjithë do të marrim detyrimet që na presin për të arritur zgjidhje më të mira", nënvizoi dekani.

Markovski foli për atë që nga ana e tyre mund të detektohet edhe çka do të sillte në rritjen e interesimit për mësimin e këtij profesioni edhe më tutje, punësim të atyre inxhinierëve në ekonomi. 

"Së pari, le të gjejmë mënyrë për të motivuar studentët e rinj me bursa shtetërore dhe bursa nga bizneset, si të rrisin të ardhurat e tyre në fillim të karrierës së tyre, dhe këtë mund të bëhet vetëm me atë që tha ministri, favorizim - diskriminim pozitiv i brendshëm i kompanive vendore, në mënyrë që ata të zhvillohen dhe në këtë mënyrë të investojnë në potencialin profesional", deklaroi Markovski.

Kompanitë, shtoi ai, gjithashtu duhet ta kuptojnë se pa investim në kapital njerëzor, se nuk mund të ketë progres dhe zhvillim. 

"E gjithë kjo së bashku presim që në kohën e duhur të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në këtë profesion. Dua të përmend se ndërtaria, bujqësia dhe turizmi janë ndoshta të vetmet degë ekonomike që mund të formojnë një produkt të plotë në vendin tonë. Dhe prej andej, detyra jonë është t'i ndihmojmë këto degë që të na e kthejnë atë. Dhe ndërtimtaria ka dëshmuar se mund ta bëjë këtë", tha Markovski.

Në tribunën në Fakultetin e Ndërtimtarisë, merr pjesë edhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski. fc/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR