• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lirohen derivatet

Lirohen derivatet

Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Për një denarë prej sonte në mesnatë lirohen benzina EUROSUPER BS-95, dizeli EUROSUPER BS-95 (D-E V dhe Ekstra i lehtë 1 (EL-1), ndërsa për gjysmë denari benzina EUROSUPER BS-98, ka vendosur Komisioni Rregullator i energjetikës, shërbimeve të ujit dhe shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale (KRRE).

Çmimi i ri i një litër EUROSUPER BS - 95 do të jetë 76 denarë, 78,5 denarë për EUROSUPER BS - 98, 71 denarë për EURODIZEL BS (D-E V), ndërsa 69,5 denarë për Ekstra i lehtë 1 (EL-1).

Shtrenjtohet Mazuti M-1 NS për 0,521 denarë dhe kilogrami do të kushtojë 45,5 258 denarë.

Me vendimin e KRRE-së kryhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.72 për qind në krahasim me çmimet me vendimin e datës 25 të muajit të kaluar.

"Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: për benzinën me 2,985 për qind, te dizeli me 3,209 për qind, te nafta ekstra e lehtë me 2,935 për qind dhe për karburantin me 0,902 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,5679 për qind", informon KRRE-ja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR