• e enjte, 18 korrik 2024

Ulet çmimi i benzinës së EUROSUPER BS-95, çmimet e karburanteve tjera mbeten të njejta

Ulet çmimi i benzinës së EUROSUPER BS-95, çmimet e karburanteve tjera mbeten të njejta

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95, nga sonte në mesnatë do të ulet për dy denarë për litër, ndërsa çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njejta, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRE). Me vendimin kryhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prej 0,45 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 87 denarë, EUROSUPER BS - 98 do të vazhdojë të shitet për 91 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 85,5, Vaji ekstra i lehtë (EL-1) për 85 denarë për litër, ndërsa Mazuti M-1 NS për 48.715 denarë për kilogram.

KRE thekson se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie prej 3,88 për qind për benzinën nën mesatare, për naftën ka rritje prej 0,068 për qind, për Vajin ekstra të lehtë ka një rënie prej 0,889 për qind, ndërsa tek Mazuti ulje për 0,33 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,258 për qind. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR