Ulen nivelet e ujërave të lumenjve, nivelet e liqeneve si dje
- Nivelet e ujit pothuajse në të gjithë lumenjtë e vendit janë ulur minimalisht krahasuar me ditën e djeshme, ndërsa nivelet e tre liqeneve natyrore janë të njëjta me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të kryera nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
- Post By Fami Bajrami
- 11:32, 6 nëntor, 2023
Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA)- Nivelet e ujit pothuajse në të gjithë lumenjtë e vendit janë ulur minimalisht krahasuar me ditën e djeshme, ndërsa nivelet e tre liqeneve natyrore janë të njëjta me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të kryera nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Rënie më të madhe të nivelit të ujit prej 14 centimetra ka lumi Pçinjë në pikën matëse afër Pelincës, pasuar nga Treska afër Makedonski Brodit me rënie prej 13 centimetra. Në lumenjtë tjerë zvogëlimi është dukshëm më i ulët dhe përjashtim bëjnë lumenjtë Radika dhe Vardari ku ka rritje të nivelit.
Rritje më të madhe të nivelit të ujit prej 18 centimetra ka Vardari në pikën e matjes në Veles, ndërsa Radika në Urën e Boshkut ka rritje prej 15 centimetra. Vardari gjithashtu shënon rritje të nivelit prej dy centimetra në Jegunoc, derisa në grykën e Lepencit ka ulje të nivelit të ujit prej dy centimetra, kurse në Shkup për pesë centimetra. ss/
Foto: arkivi MIA-s