• e premte, 27 dhjetor 2024

Ulen çmimet e dizelit dhe benzinës motorike prej 95 oktanë

Ulen çmimet e  dizelit dhe benzinës motorike  prej 95 oktanë

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - EUROSUPER BS-95 dhe EURODIZEL(D-E V) nga sonte në mesnatë do të lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i karburanteve tjera mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë dhe derivateve të naftës mesatarisht për 1,9 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 do të arrijë 81,5 denarë, ndërsa i EURODIZEL BS (D-E V) 75,5 denarë për një litër. EUROSUPER BS-98 edhe më tutje  do të shitet  për 85,5 denarë, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për djegie (EL-1) për 76,5 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 1,888 denarë për një kilogram zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS  i cili nga mesnata do të kushtojë  39,779 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë zvogëlim te benzinat  mesatarisht për 3,248 për qind, te dizeli për 3,956, te ekstra vaji i lehtë për 3,804 dhe te mazuti për 5,692 për qind. Kursi i denarit  në raport me dollarin në krahasim me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0,202 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR