• e premte, 05 korrik 2024

Ulen çmimet e benzinës dhe naftës

Ulen çmimet e benzinës dhe naftës

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata ulet për 1,50 denarë, ndërsa i EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E-V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,00 denar për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. 

Çmimi i ri i EUROSUPER BS 95 do të jetë 83,00 denarë, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 85,50, EURODIZEL BS (D-E-V) për 73,00, ndërsa Vaji Ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 72,50 denarë për litër. 

Për 0,306 denarë ulet çmimi i Mazutit M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 42,629 denarë. qa/fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR