• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ukraina u bëri thirrje anëtareve të KB-së që t'i kërkojnë Rusisë vazhdimin e pjesëmarrjes në Marrëveshjen për grurin

Ukraina u bëri thirrje anëtareve të KB-së që t'i kërkojnë Rusisë vazhdimin e pjesëmarrjes në Marrëveshjen për grurin

Kiev, 20 korrik 2023 (MIA) - Ukraina u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të KB-së që të kërkojnë me vendosmëri që Rusia të vazhdojë të marrë pjesë në marrëveshjen ndërkombëtare për grurin dhe t'i ndërpresë "Lojërat e urisë".

Moska ka refuzuar ta vazhdojë marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar në Stamboll me të clën lejohet Ukraina ta eksportojë grurin e saj nëpërmjet Detit të Zi, që skadoi më 17 korrik. 

“Asnjë vend në botë nuk ka të drejtë ta shkatërrojë sigurinë globale të ushqimit. Rezultati do të jetë sërish rritja e çmimeve”, thuhet në kumtesën  e sotme të Ambasadës së Ukrainës në Nju-Jork. Në kumtesë theksohet se Ukraina mbetet besnike ndaj detyrimeve të saj dhe kujton se Iniciativa për grurin e Detit të Zi përbëhet nga dy marrëveshje, njëra e nënshkruar ndërmjet KB-së, Turqisë dhe Rusisë, dhe tjetra midis KB-së, Turqisë dhe Ukrainës. 

Rusia e ka shkelur pjesën e saj të marrëveshjes me KB-në dhe Turqinë. Pjesa ukrainase e marrëveshjes mbetet në fuqi, shtohet në kumtesë. 

Në kumtesë  theksohet edhe se Ukraina tashmë ka dërguar letra zyrtare Presidentit të Turqisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së me një propozim për vazhdimin e Iniciativës së grurit të Detit të Zi ose analogut të saj në një format trepalësh. 

 "Mund të arrijmë siguri globale të ushqimit madje edhe pa Rusinë, nëse Moska vendos të përdorë shantazhe... Nuk do të lejojmë që Rusia ta përdorë ushqimin si armë, ndërsa për këtë duhet të marrim një qëndrim të përbashkët të fortë","shtoi ambasada.

Në deklaratë theksohet  se "Ukraina, KB-ja dhe Turqia së bashku mund të sigurojnë funksionimin e korridoreve për ushqim dhe inspektimin e anijeve" dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të KB-së "t'i mbështesin këto përpjekje dhe të sigurojnë mbrojtjen e jetës - jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë botën - nga Maroku deri në Kinë, nga Indonezia deri në Liban". 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR