• e hënë, 30 dhjetor 2024

Ukraina, pritshëm, i tha "jo" kryeministrit sllovak: Nuk ka kompromis me integritetin territorial

Ukraina, pritshëm, i tha

Kiev, 23 janar 2024 (MIA) - Kievi zyrtar, pritshëm, e refuzoi propozimin e kryeministrit sllovak, Robert Fico, i cili tha se Ukraina duhet t'i dorëzojë një pjesë të territorit të vet Rusisë, në mënyrë që lufta të përfundohet.

"Duhet të ketë ndonjë kompromis. Përse presin që rusët t'i braktisin Krimenë, Donbasin dhe Lluganskin? Nuk është reale", deklaroi Fico.

Zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme, Oleg Nikolenko, u përgjigj se nuk mund të ektë kompromis për integritetin territorial.

"As Ukraina, as Sllovakia, as cili do shtet tjetër", u kundërpërgjigj ai. "Ukraina dhe partnerët e saj po bëjnë përojekje t'i largojnë rusët nga Krimea, Donbasi dhe Lluganski, që të mos shkojnë më tutje, posaçërisht në Koshice dhe Prjashov (dy qytete në Sllvoakinë lindore) dhe rajonet e tjera sllovake", shtoi Nikolenko, transmetoi portali i Brukselit, "Politiko".

Këmbimi tensionues i porosive vjen një ditë para tkaimit të kryeministrit sllovak me kolegun e tij ukrainas, Denis Shmihal.

Duke deklaruar se Ukraina është nën "ndikim total" të Uashingtonit dhe se ajo "është ndër kombet më të korruptuara në botë", Fico shtoi se të njejtën do t'ia thotë edhe Shmihalit dhe se Sllovakia ka ndër mend të vendosë veto për kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe të kërkojë ndalesë të dërgesave të armëve për Kievin.

Paraprakisht, në konferencën e e javës së kaluar për shtyp me kryeministrin hungarez, Viktor irban, Fico tha se në luftën ruse kundër Ukrainës "nuk ka zgjidhje ushtarake". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR