Ukraina për 12 orë rrëzoi 50 dronë rusë Shahed
- Armata ukrainase rrëzoi 50 dronë me të cilët rusët sulmuan Ukrainën në 12 orët e fundit, njoftoi aviacioni ushtarak në Telegram.
- Post By Sara Ademi
- 09:22, 4 nëntor, 2024
Kiev, 4 nëntor 2024 (MIA) - Armata ukrainase rrëzoi 50 dronë me të cilët rusët sulmuan Ukrainën në 12 orët e fundit, njoftoi aviacioni ushtarak në Telegram.
"Nga ora 19 të dielën, më 3 nëntor, ushtarët rusë sulmuan rajonin Dnjepropetrovsk me raketa balistike "Iskander-M", ndërsa rajoni për lëshim ishte Rostovska, ndërsa gjithashtu e qëlluan edhe rajonin Harkov me bomba ajrore dhe lëshuan 80 dronë sulmues dhe dronë Shahed, transmeton Ukrinform.
Sulmi ajror u zmbraps nga trupat e raketave anti-ajrore ukrainase, aviacioni, njësitë e luftës elektronike, grupet e lëvizshme të zjarrit të Forcave Ajrore dhe Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës.
Që nga mbrëmja e kaluar, 50 dronë janë rrëzuar në rajonet e Kievit, Sumi, Odesa, Herson, Nikolaev, Zhitomir, Çerkazi, Çernjigov dhe Kirovograd. Sipas raportimeve, Ukraina rrëzoi të gjithë dronët rusë që sulmuan Kievin brenda natës. sa/
foto: EPA arkivi