• e enjte, 18 korrik 2024

Ukraina kërkon më shumë armë dhe sanksione pas paralajmërimit për zgjerimin e sulmit rus

Ukraina kërkon më shumë armë dhe sanksione pas paralajmërimit për zgjerimin e sulmit rus
Kiev, 20 korrik 2022 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmitro Kuleba sot kërkoi më shumë armë dhe sanksione shtesë kundër Rusisë. Kërkesa e tij pasoi pasi Moska paralajmëroi zgjerimin e ofensivës në Ukrainë. "Rusët duan gjak, jo negociata. U bëj thirrje të gjithë partnerëve të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë”, shkroi Kuleba në Tuiter. Paraprakisht, shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov deklaroi se Moska nuk do të përqendrohet vetëm në pjesën lindore të Ukrainës dhe se negociatat në mes Rusisë dhe Ukrainës në situatën aktuale nuk kanë kuptim. "Pranimi i ministrit rus të Punëve të Jashtme për ëndrrën e tij për të marr territor shtesë ukrainas dëshmon se Rusia po refuzon diplomacinë dhe po përqendrohet në luftë dhe terror", tha Kuleba. Gjatë javëve të fundit, forcat ruse kanë bombarduar qytetet e Ukrainës dhe kanë avancuar në pjesën lindore të Ukrainës. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR