• e hënë, 30 dhjetor 2024

Ukraina dhe Rusia sërish me akuza të ndërsjellta për sulmet ndaj Zaporozhjes

Ukraina dhe Rusia sërish me akuza të ndërsjellta për sulmet ndaj Zaporozhjes
Kiev, 13 gusht 2022 (MIA) - Kievi dhe Moska sot sërish me akuza të ndërsjellta për sulmet ndaj centralit bërthamor Zaporozhje, më i madhi në Evropë, që u okupua nga armata ruse dhe iu cili është cak i sulmeve tashmë një javë. "Kufizojeni praninë tuaj në rrugët e Energodarit! Morëm informata për provokime të reja nga ana e okupatorëve", kumtoi në telegram agjencia ukrainase për energji bërthamore Energoatom, duke e transmetuar porosinë nga kreu lokal i qytetit në të cilin ndodhet centrali bërthamor, ndërkaq i cili është lojal ndaj Kievit. "Sipas dëshmive të banorëve, në rrjedhë janë bombardimet në drejtim të centralit bërthamor Zaporozhje... Intervali mes gjuajtjes së predhave dhe goditjes është tre deri pesë sekonda", shtohet në porosi. Autoritetet okupatore të instaluara nga Rusia në zonat që i okupoi në rajon i akuzuan forcat ukrainase se janë përgjegjëse për sulmet, transmeton Hina. "Energodar dhe centrali bërthamor Zaporozhje sërish janë nën zjarr nga militantët e Zelenskit", kumtoi në Telegram Vlladimir Rogov, anëtar i administratës ushtarake dhe civile proruse. Predhat ranë "në zonat e locuara në brigjet e Dnjeprit dhe në elektranë", tha ai, pa dhënë informata për viktima apo dëme. Dnjepri i ndan zonat nën kontrollin rus nga zonat nën kontrollin e Ukrainës. Për shkak të sulmit në Zaporozhje, të enjten u takua Këshilli i Sigurimit i KB-së. Në sulmet e para më 5 gusht u godit transformatori i gazpërçuesit me tension të lartë, që shkaktoi ndalesë bërthamore të reaktorit të tretë dhe startim të gjeneratorëve rezervë. Në sulmet e së enjtes u dëmtuan stacioni pompues dhe pajisjet për matje të nivelit të radiacionit. Autoritetet ukrainase kërkojnë demilitarizim të zonës dhe tërheqje të ushtarëve rusë. presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e kritikoi Rusinë se po zbaton "shantazh bërthamor". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR