Ukrainë: Një luftë e hapur po zhvillohet në Kremlin
- Përleshjet po vazhdojnë ndërmjet pjesëtarëve të Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSB) dhe Ministrisë së Mbrojtjes, tha përfaqësuesi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës (HUR) Andrij Çerniak.
Kiev, 30 qershor 2023 (MIA) – Përleshjet po vazhdojnë ndërmjet pjesëtarëve të Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSB) dhe Ministrisë së Mbrojtjes, tha përfaqësuesi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës (HUR) Andrij Çerniak.
"Sipas vlerësimeve tona, tashmë ka një luftë të hapur midis të ashtuquajturave kulla të Kremlinit, e cila do të rezultojë me likuidim fizik të drejtuesve të fraksioneve konkurruese"; deklaroi Çerniak.
Ai shtoi se rebelimi i grupit paraushtarak "Vagner" ekspozoi dobësinë e presidentit rus Vladimir Putin dhe inkurajoi elitat ruse të luftojnë njëra-tjetrën për pushtet.
Mediat, gjithashtu sugjerojnë se rebelimi ka shkaktuar tensione ndërmjet udhëheqjes politike dhe ushtarake të Rusisë.
Si-en-en paraprakisht kumtoi se persona të caktuar mes personelit rus të intelegjencës dhe ushtarak ndoshta ishin të paralajmëruar për rebeleimin dhe kanë vendosur të mos përzihen. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s