Ukrainë: Gjatë natës Rusia lansoi 54 fluturake pa pilot, prej të cilëve 38 u rrëzuan
- Gjatë natës Rusia lansoi 54 fluturake pa pilot, prej të cilave 38 u rrëzuan, prëderisa 16 të tjerat nuk arritën në caqe. Rajonet e Odesës dhe Kievit u sulmuan gjatë natës, ndërsa në orët e mëngjesit filloi operacion të ri armiqësor, kumtoi sot Aviacioni ushtarak i forcave të armatosura të Ukrainës.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:42, 22 prill, 2025
Kiev, 22 prill 2025 (MIA) - Gjatë natës Rusia lansoi 54 fluturake pa pilot, prej të cilave 38 u rrëzuan, prëderisa 16 të tjerat nuk arritën në caqe. Rajonet e Odesës dhe Kievit u sulmuan gjatë natës, ndërsa në orët e mëngjesit filloi operacion të ri armiqësor, kumtoi sot Aviacioni ushtarak i forcave të armatosura të Ukrainës.
Sipas raportit të Aviacionit të forcave të armatosura të Ukrainës, rusët mbrëmë sulmuan me 54 fluturake pa pilot (UAV), ndërsa zonat për lansim ishin Milerovo, Kursk, Brjansk, Primorsko-Ahtarsk (Rusi) dhe Çauda (Krime).
Shpreson se sulmi nga ajri është refuzuar me ndihmën e aviacionit, njësive raketore, pajisjes për luftim elektronik dhe grupet e zjarrta mobile të mbrojtjes ukrainase.
Deri në orën 9 është konfirmuar rrëzimi i 38 fluturakeve sulmuese pa pilot Shahed në lindje, veri, jug dhe qendër të vendit, kumtoi aviacioni ushtarak në rrjetet sociale.
"Për shkak të sulmit armiqësor u goditën rajonet e Odesës dhe Kievit", thuhet në raport.
"Prej orës 8 në mëngjes filloi valë e re e sulmeve. Grupe të dronëve sulmues hyjnë nga veriu përmes rajonit Sumi", theksuan nga Forcat e armatosura të Ukrainës. ab/
Fotо: МIА arkivi