• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ukrainë: Është sulmuar me raketa stacioni hekurudhor në pjesën lindore të vendit

Ukrainë: Është sulmuar me raketa stacioni hekurudhor në pjesën lindore të vendit
Kiev, 6 prill 2022 (MIA) - Disa njerëz e humbën jetën pasi që tre raketa e goditën stacionin hekurudhor në Ukrainën lindore, duke dëmtuar ndërtesa dhe binarë, kumtoi sot Hekurudha shtetërore e Ukrainës. Në kumtesë nuk janë cekur hollësi për numrin e viktimave, as për lokacionin e sulmit. Së paku katër persona e humbën jetën sot në një sulm artilerik rus, ndërsa po aq janë lënduar në pikën për distribuim të ndihmës humanitare derisa ushtarët rusë bombarduan qytete dhe infrastrukturë hekurudhore në pjesën lindore të Ukrainës, kumtuan autoritetet lokale. ab/  

QËNDRONI TË LIDHUR