• e shtunë, 23 nëntor 2024

UKIM do të prezantojë platformën digjitale për transkiptimin e të folurit në gjuhën maqedonase

UKIM do të prezantojë platformën digjitale për transkiptimin e të folurit në gjuhën maqedonase

 Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup sot do të prezantojë platformën e re digjitale të bazuar në intelegjencën artificiale për transkiptimin e të folurit në gjuhën maqedonase - "Buki".

 UKIM njoftoi se duke ndjekur trendet moderne për kultivimin dhe përdorimin e gjuhës maqedonase, modeli digjital është krijuar nga Dejan Porjazovski, ekspert i teknologjive të intelegjencës artificiale për njohjen e të folurit nga Universiteti "Aalto" në Finlandë, si pjesë e aktiviteteve të Qendrës për Hulumtime Ndërdisiplinore të Avancuara (CeNIIs) pranë UKM-së, i udhëhequr nga prof.dr. Ordan Çukaliev. 

 Porjazovski në prezantim do t'i paraqesë të gjitha detajet rreth funksionalitetit të modelit, ndërsa në ngjarje do të mbajë fjalim edhe Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital, rektorja e UKM-së prof.dr Biljana Angellova, prof. dr. Nikolla Stikov, profesor i inxhinierisë biomjeksore në Shkollën Politeknike pranë Universitetit në Montreal dhe prof. dr Ilina Jakimovska, udhëheqëse e Institutit për etnologji dhe antropologji pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të UKIM-it. qa/

Foto: UKIM

 

QËNDRONI TË LIDHUR