• e diel, 06 tetor 2024

Uji në Strugë i ndaluar për t'u pirë

Uji në Strugë i ndaluar për t'u pirë

Strugë, 4 nëntor 2023 (MIA) - Uji nga ujësjellësi i qytetit në Strugë nuk është i pijshëm, kumtoi ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Strugë.

Sipas informatës, ndalesa për pirje të ujit është për shkak të turbullirave të shkaktuara nga reshjet e shiut që e kapluan rajonin.

"I lusim qytetarët të mos e përdorin ujin nga ujësjellësi deri në njoftimine  radhës", qëndron në informatën e Ndërmarrjes publike. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR