• e martë, 17 mars 2026

Uji në Strugë është i sigurt për pije, pas një muaji shfuqizohet ndalesa

Uji në Strugë është i sigurt për pije, pas një muaji shfuqizohet ndalesa

Strugë, 6 mars 2026 (MIA) - Shfuqizohet ndalesa për përdorimin e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit në Strugë, njoftoi pasdite në faqen zyrtare në Fejsbuk, NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”. Informacionin e shpërndau edhe Komuna Strugës.

Vendimi, siç theksohet, është marrë bazuar në analizën e mostrave të ujit nga burimi "Shum" gjatë ditëve të fundit.

"Sipas analizave më të fundit të Qendrës për Shëndet Publik – Ohër, të kryera mbi mostrat e ujit nga sistemi i ujësjellësit të qytetit, uji në Strugë është i sigurt për pije2, njoftoi Komuna e Strugës.

Analizat e Qendrës për Shëndet Publik – Ohër nga mostrat e marra sot nga burimi "Shum" dhe disa pika matëse në qytet tregojnë turbullim brenda kufijve të lejuar, gjegjësisht 1,11 nga burimi dhe rreth 0,80 në qytet, nga turbullimi i lejuar 1,5.

Nga atje informojnë se do të vazhdojnë me marrjen e mostrave çdo ditë për shkak të ndryshimeve në vlera.

Uji nga rrjeti urban, me të cilin furnizohet Struga dhe fshatrat përreth, ishte i ndaluar për përdorim për pothuaj një muaj për shkak të nivelit të lartë të turbullimit në burimin "Shum". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR