Uji në Shkup i sigurt për pije
- Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet.
- Post By Sara Ademi
- 11:53, 29 korrik, 2024
Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet.
"Në periudhën prej 22 deri më 26 korrik 2024, sektori i kontrollit sanitar mori 204 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 204 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18)", informojnë sot nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim.
Ky informacion publikohet nga ndërmarrja publike si pjesë e raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, i marrë nga analizat e kryera në Departamentin e Kontrollit Sanitar. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s