• e hënë, 01 korrik 2024

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pirje, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Uji dhe kanalizimi" - Shkup. 

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar nga data 15 deri më 19 prill të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Për analizë janë marrë 190 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 190 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 46 pika matëse në qytetin e Shkupit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR