• e hënë, 08 korrik 2024

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Në përputhje me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, njoftuan pasdite nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimet" - Shkup.

Raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm është marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar.

Ky sektor nga 13 deri 17 maj ka marër 194 mostra për analiza fiziko-kimike dhe po aq për mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në qytet. qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR