Uji në Shkup i sigurt për pije
- Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 42 pika matëse në qytet.
- Post By Fami Bajrami
- 10:36, 8 korrik, 2024
Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 42 pika matëse në qytet.
"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 1 deri më 5 korrik mori 194 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 194 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të fituara nga hulumtimi, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije thuhet në kumtesën e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi"- Shkup.
Këto informacione nga Ndërmarrja publike publikohen në kuadër të raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, marrë nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar. rq/
Foto: arkivi i MIA-s