• e enjte, 18 korrik 2024

Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë

Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë

Shkup, 14 gusht 2023 (MIA) - Shkupi ka ujë të sigurt për pije sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Sektorin për Kontroll Sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në shtet që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018.

 NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" bënë të ditur se Sektori për Kontroll Sanitar  në periudhën nga data shtatë deri më datën njëmbëdhjetë të këtij muaji ka analizuar 194 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në qytetin e Shkupit.

 Sipas rezultateve të marra nga korollet, siç kanë raportuar, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR