• e hënë, 14 tetor 2024

Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, kumtoi sot Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup. 

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar nga data 7 tetor deri më 10 tetor të vitit 2024, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. 

Për analizë janë marrë 168 mostra fiziko-kimike dhe 168 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 52 pika matëse në Qytetin e Shkupit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR