• e martë, 16 korrik 2024

Uji në Liqenin e Dojranit 32 gradë Celsius

Uji në Liqenin e Dojranit 32 gradë Celsius

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Temperatura e ujit në Liqenin e Dojranit është 32 gradë celsius, në atë të Prespës 29, ndërsa në Liqenin e Ohrit  26,5 gradë, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Sinoptikanët paralajmërojnë se në ditët në vazhdim moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me temperaturë maksimale ditore e cila kudo do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende tejkalon 40 gradë, për çka deri në fund të javës së punës do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. 

Të premten dhe gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë e fuqishme dhe temperatura e ditës do të jetë në rënie graduale, thonë nga DPHM. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR