• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, kumtoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. 

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar të bëra  nga 10 shtatori deri më 13 shtator të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. 

Për analizë janë marrë 164 mostra fiziko-kimike dhe 164 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në Qytetin e Shkupit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR