• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. 

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për Kontroll Sanitar, të realizuara  nga  19 shkurt deri më 23 shkurt të vitit 2023, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Për analizë janë marrë 186 mostra për fiziko-kimike dhe 186 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në qytetin e Shkupit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR