• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Uji edhe në Komunën e Vasilevës nuk është për pije dhe përdorim

Uji edhe në Komunën e Vasilevës nuk është për pije dhe përdorim

Strumicë, 8 tetor 2024 (MIA) - Ndërmarrja komunale "Turia-Vasilevë mbrëmë vonë i informoi banorët e vendeve të populluara në komunën Vasilevë-Vasilevë, Gradashorc, Angelci, Edrenikovë, Dobrashinc, Nova Maalo dhe Çanaklia, të cilët me ujin për pije furnizohen nga diga "Turia", përkatësisht përmes stacioneve të filtrimit "Tashli Bair" dhe "Dobrashinc", por edhe banorët e fshatrave Dukatino, Sushevë dhe Vladevc se pas analizave më të reja fizike, kimike dhe mikrobiologjike uji nuk është për përdorim dhe pije.

Në kumtesën e publikuar në faqen e komunës qëndron se Komuna e Vasilevës tashmë një kohë të gjatë ndërmerr masa për sigurimin e ujit për pije për popullatën.

"Janë siguruar dispanserë, shishe për ujë në shkolla dhe kopshte. Janë siguruar bombola me ujë të pijshëm për popullatën, ndërsa prej sot do të funksionojë edhe cisterna për ujë e siguruar me ndihmën e komunës së Radovishit. Komuna e Vasilevës kërkon analiza shtesë të ujit për pije në ditët në vijim edhe nga Qendra për shëndet publik dhe analizë paralele nga laboratoritë e akredituara. Ekipet janë në terren dhe punojnë në tejkalimin e gjendjes dhe zgjidhjen e problemit për të cilin qytetarët do të informohen plotësisht", qëndron në kumtesën e ndërmarrjes komunale të Vasilevës. sa/

Foto. Komuna e Vasilevës 

QËNDRONI TË LIDHUR