• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uikend lagjeja në Kodrën e Diellit ka 116 ndërtime pa leje, Kasami pret që PDU të ndërmerr masa

Uikend lagjeja në Kodrën e Diellit ka 116 ndërtime pa leje, Kasami pret që PDU të ndërmerr masa

Tetovë, 10 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i komunës së Tetovës, Bilal Kasami paralajmëroi se administrata e komunës është nga fundi me procedurën që të përgatitet Plan i detajuar urbanistik (PDU) për Kodrën e Diellit. Mes disa qindra uikend shtëpizave, ka 116 ndërtime të evidentuara pa leje.

"Ku mund të legalizohen, do të legalizohen. Për ato që do të mbeten, do të ndërmerren masa. PDU është në fazë përfundimtare, informatat janë se propozimi është lëshuar deri te Ministria e Transportit, kanë disa vërejtje, të cilat me planifikuesin do të rregullohen. Shpresoj se së shpejti do ta kemi edhe propozimin përfundimtar dhe me këtë nëse nuk ka pengesa deri në fund të këtij viti, do të kemi mundësi ta miratojmë në Këshillin dhe nga sezoni i ardhshëm nga pranvera të mund t'i bëjmë të gjitha procedurat që ata që janë të interesuar të mund të ndërtojnë dhe të investojnë", tha Kasami.

Në pajtim me PDU-në, janë paraparë edhe vende të reja për parking.

"Rruga e re për në Kodrën e Diellit gjatë sezonit do të jetë e qasshme, një korsi do të jetë për parkim dhe do të shfrytëzohet si rrugë njëkahëshe dhe nuk do të bllokohet rruga si deri tani. Investimet që ndërmerren nga komuna janë në pjesën për lehtësimin e qasjes së turistëve", tha kryetari i komunës së Tetovës. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR