• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ueb faqet e Qeverisë zvicerane cak i sulmeve kibernetike para Samitit për paqe në Ukrainë

Ueb faqet e Qeverisë zvicerane cak i sulmeve kibernetike para Samitit për paqe në Ukrainë

Bern, 13 qershor 2024 (MIA) - Qeveria zvicerane sot kumtoi se ueb faqet e tyre ishin të goditura nga një valë e sulmeve kibernetike para se të jetë nikoqir i Samitit për paqe në Ukrainë këtë fundjavë.

"Sulmet e para (DDoS) ndaj ueb faqeve të ndryshme të qeverisë federale dhe organizatave të përfshira në Samitin për paqe në Ukrainë filluan këtë mëngjes ... Ato rezultuan me ndërprerje të vogla", kumtoi Qendra kombëtare për siguri kibernetike. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR