• e shtunë, 23 nëntor 2024

Udhëtarët në lundrimin rreth botës janë "ngujuar" në Belfast tashmë tre muaj

Udhëtarët në lundrimin rreth botës janë

Belfast, 30 gusht 2024 (MIA) - Udhëtarët të cilët paguan për lundrimin trevjeçar rreth botës tashmë tre muaj janë "ngujuar" në Belfast, Irlandë Veriore, kështu që praktikisht ky qytet u bë shtëpia e tyre e re.

Kroçerja "Odisea", drejtuar nga "Vila Vi rezidens", arriti në ishullin Kuins afër Belfastit për përgatitjet e fundit para se të nisej në pejsën e parë të udhëtimit. Anija duhej të lundronte më 30 maj, por akoma është në pikën fillestare, për shkak të problemit me timonin dhe marshin. mes udhëtarëve është edhe Holi Henesi nga Florida (SHBA), së cilës në kuvertë i bën shoqëri macja Kapiten. Si edhe udhëtarët e tjerë, ajo mund t akalojë ditën në anijen lundruese por në mbrëmje duhet të largohet.

"Gjatë ditës mund të qëndrojmë në këtë anije - me të gjitha kushtet e siguruara. Mund të hamë, shohim filma dhe tëa rgëtohemi - të bëjmë gjithçka që është planifikuar për lundrimin", tha ajo.

Edhe pse po e shijon pamjen, koha me reshje të shpeshta të shiut në Atlantikun verior është tronditje për të.

"Asnjëehrë në jetë nuk jam detyruar ta përdorë ombrellën kaq shpesh, ndërkaq edhe mantel shiu mbaj kudo që shkoj", shtoi Henesi.

Udhëtarëve u është ofruar të marrin kabinë me qira në vend se të pagiajnë çmim ditor për hotelin. Kjo u mundëson të qëndrojnë në anije.

Çmimi fillestar për lundrimin ishte 99.999 deri 899.000 dollarë, varësisht nga kabina që e marrin me qira. Organizuesit e lundrimit pohojnë se po bëjnë gjithçka që ta kompensojnë kohën e humbur dhe "ta ulin tensionimin" mes udhëtarëve, me udhëtime alkternative, akomodime dhe ofertas të tjera. Disa nga udhëtarët tashmë shfrytëzuan një ofertë të tillë dhe udhëtuan në Spanjë, Angli dhe Grinlandë.

Megjithatë, sipas të dhënave të fundit, kroçerja duhet të lundrojë deri në fund të javës së ardhshme. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR