• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Udhëheqsia e të gjelbërve gjerman dha dorëheqje kolektive

Udhëheqsia e të gjelbërve gjerman dha dorëheqje kolektive

Berlin, 25 shtator 2024 (MIA) - Kryesia e Partisë së gjelbër gjermane dha dorëheqje kolektive, duke e sqaruar këtë gjest me mossukseset e zgjedhjeve të krahinës në shtator. "Arritëm në konkluzionin se nevojitet një fillim i ri", tha nënkryetari i Partisë të gjelbrit, Omid Nuripur në qendrën partiake në Berlin.

Dorëheqje dha gjithashtu edhe nënkryetarja e dytë e partisë Rikarda Lang, si dhe gjithë kryesia e partisë. Me këtë gjest, siç transmetojnë mediat gjermane, kryesia e partisë i tërheq pasojat nga rezultatet e dobëta të zgjedhjeve në krahinat federale lindore gjermane Saksonia, Tiringia dhe Brandenburg.

Në Tiringia dhe Brandenburg, partia emri i plotë i së cilës është Të gjelbrit/Savez90 nuk e kaloi pragun zgjedhor, ndërsa në Saksoni me 5,1 për qind e arritën rezultatin më të dobët deri më tani në këtë krahinë federale. Analistët vlerësojnë se votuesit e hodhën poshtë politikën e gjelbër të insistimit të transformimit energjetik, si dhe partia e cila kundërshtohet në kufizimet e fluksit të refugjatëve.

Kryesia e re e partisë duhet të zgjidhet në konventën partiake në nëntor. Nga fundi i vitit 2021, të gjelbrit janë partneri më i vogël në qeverinë federale të Olaf Sholc me socialdemokratët dhe liberalët.

Qeveria federale aktualisht shënon vlera të ulëta në anketat për popullaritet, ndërsa mediat me ditë të tëra spekulojnë për shpërbërjen e parakohshme të koalicionit për shkak të grindjeve të vazhdueshme ndërmjet partnerëve të koalicionit", para se gjithash të gjelbrit dhe liberalët. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR