• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Udhëheqësia e PDE në takim më ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani

Udhëheqësia e PDE në takim më ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani

Shkup, 17 janar 2024

Kryetari Arjanit Hoxha i shoqëruar nga nënkryetari Bastri Bajrami dhe sekretari i përgjithshëm Altrim Mamuti realizuan takim me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Në takim u bisedua për rrugëtimin e përbashkët të dy vendeve tona drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat që na presin në këtë rrugëtim.

Kryetari Hoxha informoi ministrin Hasani për pozicionimin e Partisë Demokratike Evropiane duke riafirmuar qendrimin se është më se e nevojshme rigrupimi i gjithë forcave pro evropiane në vend për të garantuar rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Të dyja palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të realizimit të interesave të përbashkëta.

Partia Demokratike Evropiane

—————————————————————————————————————————

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR